Të gjithë në Itali po e komentojnë deklaratën e trajnerit të Lazios për Strakoshën

Trajneri i Lacios, Simone Inzagi, ka lavdëruar paraqitjen e portieri shqiptar Thomas Strakosha pas ndeshjes së djeshme të fituar 0-3 në transfertë ndaj Veronës.

Sport

25/09/2017 09:00

“Një nga elozhet sot i shkon Strakoshës, autor i një pritjeje të jashtëzakonshme në momentin kur Verona mund të rikthehej në ndeshje”.

“Është si të kishte shënuar gol. I kërkoj vetëm që të mbetet i përulur dhe të vazhdojë të përmirësohet”, tha Inzagi.

Paraqitja e portierit të kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 6.5 nga sajti italian “Tuttomercatoweb”.