Të gjithë flasin për Messin por ky futbollist i Barcelonës shkëlqeu ndaj Eibarit (FOTO)

Përforcimi i ri, Nelson Semedo bëri një tjetër paraqitje fantastike në krahun e djathtë.

Sport

20/09/2017 07:09

Lionel Messi shkëlqeu duke realizuar katër gola në fitoren e Barcelonës ndaj Eibarit me rezultat 6:1 në kuadër të La Ligës.

Por, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka mbuluar me lëvdata një tjtër futbollist të skuadrës nga Camp Nou.

Përforcimi i ri, Nelson Semedo bëri një tjetër paraqitje fantastike në krahun e djathtë, përcjell “lajmi.net”.

Semedo ka filluar të shkëlqejë për ekipin e Barcelonës pas ardhjes në klub gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/