Të gjithë flasin për Donnarumman, ky mund të jetë klubi i ri i Bonuccit

Derisa të gjithë flasin për problemin me portierin Gianluigi Donnarumma, nga Milan mund të largohet kapiteni Leonardo Bonucci.

Sport

14/12/2017 07:19

Nuk është sekret, menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola gjithmonë e ka admiruar Leonardo Bonuccin.

Andaj, mediat angleze raportojnë se Guardiola ka ringjallur interesimin për transferimin e tij nga Milan.

Bonucci nuk është duke kaluar një sezon pozitiv te “Rossonerët” pas transferimit nga Juventus për 42 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, Guardiola shpreson në blerjen e tij gjatë vitit 2018. /Lajmi.net/