Të gjithë e patën mendjen te goli, ky ishte momenti kur u shtyp fotoreporteri – Lajmi.net
Të gjithë e patën mendjen te goli, ky ishte momenti kur u shtyp fotoreporteri
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Sport 11:48, 12 July 2018
Kur të gjithë lojtarët e Kroacisë po festonin për golin ata nuk kanë vënë re një fotoreporter që e kanë shtypur gjatë festës.

Kroacia mbrëmjen e djeshme arriti të fitojë ndeshjen kundër Anglisë me rezultat 2-1 duke shkuar në finalen e Botërorit ku do ti duhet të përballet me Francën.

Por në momentin e golitt të dytë që i dha edhe fitoren kroatëve pati një incident të vogël.

Kur të gjithë lojtarët e Kroacisë po festonin për golin ata nuk kanë vënë re një fotoreporter që e kanë shtypur gjatë festës.

Pas kësaj ngjarje fotoreporteri nga Salvadori, Yuri Cortez, ka folur pas shtypjes që i bënë futbollistët kroatë pas golit të fitores në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Anglisë dhe ka dhënë se nuk është i lënduar madje u ndje mirë për këtë ngjarje.

“Në momentin që mora kamerën për të xhiruar momentet e ndeshjes, vetëm e pash një turmë të lojtarëve që erdhën drejt meje. U befasova dhe kjo është e logjikshme pasi që nuk ndodh shumë shpesh” ka thënë në fillim ai.

“U ndjeva shumë mirë”, shtoi më pas fotoreporteri Cortez.

Gjithësesi futbollistët kroatë si Manduzikic, Ivan Perisic, Ivan Rakitic dhe Damagoj Vida i kërkuan falje pas shtypjes që ia bënë.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO