Të gjithë e konsumojnë çdo ditë, por nuk e dinë se e shkakton kancerin

Hulumtuesit nga Kaiser Permanente kanë kryer një studim me të cilin kanë dëshmuar se gratë me kancer në gji që konsumojnë produkte djathore me përqindje të lartë të yndyrës pas diagnozës, kanë shënuar rritje në rrezikun të vdesin nga kjo sëmundje.

Lifestyle

21/06/2016 02:49

Rritja e qelizave të gjirit dhe kancerit të gjirit që është hormon-receptor-pozitiv, shkaktohet nga hormoni estrogjen. Ajo prodhohet dhe ruhet në qelizat e yndyrës.

Shumë ekspertë thonë se produktet djathore që shiten në SHBA dhe shtetet tjera Perëndimore kanë rritje të estrogjenit dhe sasisë së progesteronit në strukturat e tyre, pasi që qumështi ndonjëherë bëhet nga lopët shtatzënë.

Logjikisht, produktet djathore me përqindje të vogël të yndyrës kanë nivele më të ulëta të estrogjeni dhe progesteronit, pasi që shumica e yndyrës është hequr.

Gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit duhet të konsumojnë produkte djathore me përqindje të vogël të yndyrës, e veçanërisht hormonin-receptor-pozitiv të kancerit të gjirit.

Gratë që kanë marrë pjesë në këtë studim janë monitoruar për 12 vite.

Sipas shkencëtarëve, pacientët që kanë konsumuar produkte djathore me përqindje të larta të yndyrës në përditshmëri kishin pësuar rritje prej 64 për qind të vdisnin nga faktorë të ndryshëm, dhe 49 për qind rritje në rrezikun të vdisnin nga kanceri i gjirit.

Çdo pacient i diagnostikuar me kancer të gjirit duhet të konsumoj ushqim të shëndetshëm, të eliminoj sheqerin, të shmang konsumimin e alkoolit, të mirëmban peshën normale të trupit, të merret me aktivitete fizike, ta lë duhanin etj. /Telegrafi/