“Të gjithë e duam bashkimin me Luginën, por e kemi Kushtetutën në bazë të së cilës e ndërtojmë shtetin”

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se shteti i Kosovës e ka për detyrë të qëndrojë afër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Lajme

31/08/2018 13:52

Ai ka thënë se shqiptarët atje janë populli më i diskriminuar në Europë.

“Shteti i Kosovës ka obligim që me qenë afër tyre, s’kemi me i lanë në stuhi, por  e kemi një Kushtetutë në bazë të se cilës e ndërtojmë krejt shtetin tonë”, ka thënë Veseli në një konferencë për media.

“Për aq sa kam fuqi dhe dije, do të luftojmë për shqiptarët, e posaçërisht për ata të Luginës”.

“S’ka njerëz që nuk duan ata të bashkohen me Luginën, por ky është realiteti historik. Do të punojmë për ta”.

Lexoni edhe:

Veseli: Nuk ka cenim të territorit, diskutimet për ndarje e dobësojnë pozicionin tonë /VIDEO