“Të gjithë do ta kërkojnë Balotellin” – Lajmi.net
“Të gjithë do ta kërkojnë Balotellin”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 20:45, 6 December 2018
Janë ende disa persona që nuk e kanë humbur besimin në yllin Italian, Mario Balotelli.

Presidenti i Nice, Jean Pierre Rivere mendon se Mario ende nuk e ka humbur talentin e tij.

Ai mendon se italiani do të largohet qysh verën e ardhshme. Balotelli pati një fillim mjaft të vështirë të sezonit, mirëpo kjo nuk paraqet problem për presidentin e skuadrës së Nice.

“Për sa ishim në dijeni, Mario do të largohej, kështu që ai humbi pjesën para sezonale” ka thënë Rivere, shkruan “Football Italia”, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se secili lojtar që nuk luan mirë në fazën para sezonale, ballafaqohet me probleme në fillim të sezonit. Deri më tani, ai ka rikthyer përgatitjen fizike dhe po luan mirë edhe pse nuk po shënon” ka vazhduar presidenti i Nice.

“Mario nuk e ka humbur talentin e tij. Ditën që ai do të kthehet në formën e tij më të lartë, të gjithë do t’i vihen pas. Nuk mendoj se ai do të vazhdojë kontratën me ne” ka përfunduar ai.

Balotelli gjatë verës mund të largohet nga kampionati francez si transfer i lirë. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO