Të gjitha speficikat e Galaxy S6

Pas lansimit zyrtar të celularit të ri të Samsung, tani kemi edhe disa prej detajeve të punës që e kryen ky celularë.

Auto & Tek

01/03/2015 19:10

Galaxy S6 Edge do të jetë me një çmim më të lartë se Galaxy S6, edhe pse Samsung nuk tregoi ende se sa do të jetë çmimi i tyre.

Galaxy S6 ka një ekran të sheshtë, një kornizë prej metali dhe qelq në panelet para dhe prapa, transmeton Lajmi.net.

Që të dy celularët janë të bërë nga metali dhe qelqi; plastika e lirë që ka dominuar celularët e Samsung për shumë vite tani më nuk gjendet në këta celularë.

Ky ndryshim nuk mund të lihet anash. Samsung më në fund ka bërë që produktet e tij të shihen dhe të ndjehen me kualitet më të lartë. S6 do të jetë i gatshëm në dizajn të zi, të bardhë, të artë dhe të kaltër.

Qelqi i celularit është Gorilla Glass 4, dhe korniza prej metali është padyshim më e mirë se plastika e përdorur në celularët madhështor të Samsung.

Galaxy S6 është i paketuar me teknologjinë më të fundit; me një procesor Samsung Exynos; ekran 5.1 inç QHD Super AMOLED; 3GB RAM; 32, 64, ose 128GB hapësirë interne; kamerë 16MGP me një stabilizues optik të fotografisë; një senzor biometrik për njohjen e shjenave të gishtrinjëve në butonin e energjisë; një monitorues të rrahjeve të zemrës me rreze infra të kuqe; mbështetje për mbushje me wireless; mbushje të shpejtë të baterisë me USB që është 1.5 herë më shpejtë se në Galaxy S5; një zmadhues të zërit që është 1.5 herë më i zhurmshëm se S5; një mbështetje për pagesa përmes Samsung Pay.

Analistët e teknologjisë thonë se këta dy celularë janë celularët më të bukur dhe më të mirë që Samsung ka krijuar ndonjëherë, dhe këta të dy do të jenë vrasës të iPhone 6 dhe 6 Plus, transmeton Lajmi.net.