Të gjitha rrugët të kalueshme, me vështirësi në qarkullim

Rrugët rajonale, magjistrale dhe ato urbane në Kosovë janë të kalueshme por të vështirësuara në qarkullim.

Lajme

29/12/2014 13:00

Policia e Kosovës raporton se të gjitha rrugët e vendit janë të kalueshme, por duhet pasur kujdes që të automjetet të jenë të kenë pajisje dimërore, shkaku i vështirësive në qarkullim. 

Thonë se në disa rrugë që janë kryesisht në zona malore dhe në zona të thella duke përfshirë fshatrat qarkullimi është shumë i vështirësuar dhe kryesisht kalimi mund të bëhet vetëm me pajisje dimërore.

Po ashtu qarkullimi për mjete të rënda të transportit, në disa zona është vështir i kalueshëm dhe kërkohet posedimi i pajisjeve dimërore.

Policia gjithashtu njofton se në disa rrugë ka edhe akull prandaj kujdesi duhet rritur vazhdimisht, sidomos në orët e vona dhe në orët e hershme të mëngjesit.

“Rrugët në të cilat janë paraqitur vështirësi për qarkullim dhe mbeten të pa pastruara nga bora janë kryesisht rrugët ku përfshihen zonat malore por edhe disa rrugë dytësore, në fshatra të komunave të ndryshme”, raporton Policia e Kosovës.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, kushteve atmosferike si dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore në pajtim me ligjin mbi komunikacionin rrugor.