Të gjitha përdorimet e panjohura të birrës

Zakonisht kur dëgjojmë fjalën “birrë” menjëherë mendja na shkon tek ndonjë grup miqsh tek bëjnë gëzuar me këtë pijë kaq të dashur për shumë prej nesh, por nëse mendoni që përdorimet e birrës fillojnë e mbarojnë me konsumoni gaboni ! Për ju që refuzoni ta pini birrën, bëni mirë most a refuzoni në situatat e mëposhtme.

Lifestyle

09/12/2016 22:30

1. Ushqen flokët dhe nxit rritjen e flokëve

Birra është e pasur me vitaminë B dhe silikon, përbërësit kryesore për flokë të shëndetshëm. Derdhni një gotë birrë mbi flokët tuaj, masazhoni skalpin dhe për pesë minuta shpëlajeni. Flokët tuaj do të shkëlqejnë si kurrë më parë.

2. Hidraton dhe zbut lëkurën
Birra përmban antioksidantë që parandalojnë plakjen e lëkurës. Kjo pije alkoolike rrit aftësitë vetriparuese të lëkurës tuaj dhe zvogëlon rrudhat e vogla. Provoni këtë maskë fytyre: përzieni së bashku 1 lugë gjelle birrë, të bardhën e vezës dhe 3 pika vaj bajame. Aplikojeni në fytyrë të pastër, dhe lëreni për 10 minuta.

3. Ju ndihmon të flini gjumë më shpejtë e më qetë
Mos na keqkuptoni !! Nëse e pini nuk ju ndihmon të flini, por nëse në makinën larëse shtoni pak birrë, shtresat e krevatit do t’ju vendosin në gjumë si me magji.

4. Qetëson këmbët e lodhura

5. Birra eleminon qelizat e vdekura të lëkurës
Formoni një si tip paste me pak luleshtrydhe dhe pure dhe eksfoljoni fytyrën.

6. Shkëlqen mobiljet e drurit
Lagni një copë me birrë të ngrohtë dhe fshini mobiljet e drunjta. Do të shihni se si do t’u kthehet shkëlqimi i munguar.

7. Shndrit objeket metalike
Birra ka nivel të ulët të aciditetit dhe është e përkryer për lustrimin e objekteve metalike, të tilla si tenxhere çeliku dhe bizhuteri.

8. Pastron ndryshkun