Të gjitha modelet e BMW deri në vitin 2020 do të kenë edhe versionin elektrik të makinave – Lajmi.net
Të gjitha modelet e BMW deri në vitin 2020 do të kenë edhe versionin elektrik të makinave
Autori: Lajmi.net AutoAuto & Tek 23:11, 7 February 2017
BMW ka hyrë seriozisht në botën e makinave elektrike, kur lansoi serinë tërësisht të re “i”, e cila aktualisht përbëhet nga dy modele – elektrike i3 dhe plug-in hibrid sportiv i8.

Prodhuesi gjerman planifikon që deri në fund të dekadës, secili prej modeleve të saj të ketë të paktën një version të makinës elektrike. Në praktikë, kjo do të thotë se të gjitha modelet do të jenë në tërësi elektrike ose variant hibrid plug-in.

Fronti i dytë i elektrifikimit shumë më të gjerë të modeleve të BMW do të përfshijë automjete konvencionale, duke filluar nga limuzinat tradicionale të serive 3, 5 dhe 7, deri te modeli SUV “X”. Aktualisht, në ofertë janë modelet plug-in hibride Serija3 (BMW 330e) dhe modeli X5 (BMW X5 xDrive40e) dhe hibridi BMW Active Tourer 225, ndërsa së shpejti arrin dhe BMW 530E.

Në një intervistë për revistën Car&Driver, CEO i BMW Group, Harald Kruger, ka thënë se ideja themelore e cila qëndron prapa nisjes së një serie të modeleve me motorë elektrikë, përveç reduktimit të konsumit të karburantit dhe ndotjes, është që BMW të mbetet ajo që ka qenë gjithmonë – një makinë që siguron kënaqësi të pastër në ngarje.

Për shkak të natyrës së motorëve elektrikë, të cilët ofrojnë performancë të shkëlqyer dhe përshpejtim, makinat elektrike BMW do të mbajnë karakteristika sportive të cilat, sipas Kruger, janë vendimtare për këtë markë të makinave.

Fjalët kyçe: modelet elektrike

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play World Soccer Champion