Të gjitha gjykimet e Berlusconit

Silvio Berlusconi është përjashtuar nga Senati italian për shkak të mashtrimit me taksa. Ish-kryeministri italian ka përvojë të madhe me raste gjyqësore. Më poshtë do shikoni të gjitha rastet gjyqësore të ngritura ndaj tij.

Bota

28/11/2013 12:23

Senati italian ka përjashtuar Silvio Berlusconin për shkak të dënimit të tij për mashtrim me taksa. Atij iu hoq mbrëmë imuniteti parlamentar dhe ka shumë gjasa që të hapet rrugë për një arrest të tij të mundshëm edhe për raste të tjera. Megjithatë, avokatët e tij thonë se arresti vështirë mund të ndodh.

Politikani veteran kontrovers italian iu drejtua simpatizantëve të tij në Romë të cilët ishin mbledhur në numër të konsiderueshëm për t’i dhënë përkrahje.

Ish-Kryeministrit italian ka dominuar politikën e këtij vendi 20 vitet e fundit.

Berlusconi ju tha mbështetësve të tij në Romë, se është një “ditë zie” për demokracinë.

“Kjo është një ditë e hidhur, është një ditë zie. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në këtë fushë, nuk duhet që të zhdukemi anipse lideri i partisë suaj nuk është më senator. Liderët e partive të tjera nuk janë parlamentarë”, tha Silvio Berlusconi.

Ja disa nga rastet në të cilat është i përfshirë lideri i qendrës së djathtë:

Rasti MEDIASET- Në gusht të këtij viti, Gjykata Supreme e Italisë konfirmoi dënimin me burgim për Berlusconin për shkak të mashtrimit me taksa, dënimin e tij të parë definitiv. Ai ishte gjetur fajtor sepse kishte shkruar gabim çmimin e paguar për të drejtat televizive nga perandoria e tij mediatike, Mediaset, në mënyrë që të paguajë më pak taksa, duke përdorur llogari të ndryshme jashtë vendit. Ai ishte dënuar me 4 vite burgim dhe pastaj fitoi një vit amnisti. Ai ka kërkuar që këtë dënim ta paguajë duke kryer shërbim në komunitet. Berlusconi ndoshta do të fillojë që ta mbajë këtë dënim në fillim të vitit 2014. Gjykata e Milanos e ndaloi atë që të mbante ndonjë post publik, por kjo gjë nuk ka hyrë akoma në fuqi. Senati më 27 nëntor e përjashtoi Berlusconin për shkak të dënimit të marrë.

Rasti RUBY-  Berlusconi do të apelojë në qershor, për dënimin e marrë për shpërdorim të detyrës dhe se ai kishte paguar një valltare marokene në një klub nate, Karima El Mahroug, për shërbime seksuale. Kjo kishte ndodhur në vitin 2010 kur ajo ishte 17 vjeçare, nën moshën e lejuar për prostitucion. Prokurorët thanë se El Mahroug, e cila njihet me pseudonimin “Ruby, vjedhësja e zemrave”, ka qenë njëra prej disa femrave që kanë pranuar para të gatshme dhe disa dhurata teksa kishin marrë pjesë edhe në disa festa të organizuara nga Berlusconi, që janë festa me lojëra erotike “bunga bunga”. Berlusconi ishte gjetur fajtor dhe poashtu ishte munduar që të fshehë çdo lloj lidhjeje me El Mahroug, këtë gjë e kishte bërë duke bërë policinë që ta lirojë atë nga paraburgimi, pasi që Ruby ishte gjetur se kishte gënjyer në disa dyshimi. Gjykata ia dha atij 7 vjet dënim me burg por akoma nuk ka filluar që ta vuajë këtë dënim pasi që procesi gjyqësor akoma vazhdon. El Mahroug, duke qenë nën betim ka thënë se ajo kurrë nuk ka pasur marrëdhënie seksuale me Berlusconin dhe ajo poashtu mohon çdo abuzim tjetër. Gjykata ka thënë në nëntor se kanë mbledhur prova të mjaftueshme që dëshmojnë se ka pasur akte seksuale.

Rasi i përgjimeve- Në muajin mars, Gjykata në Milano ka dënuar Berlusconin me një vit burgim pasi që gazeta e familjes së tij, gazeta II Giornale kishte publikuar një transkript që çoi në lëshimin e disa përgjimeve që lidhen me skandalin e bankave të viti 2006. Berluskoni vazhdon të jetë i lirë dhe po pret që të apelojë ndërsa qarqet juridike thonë se akuzat ndaj tij mund që të skadojnë për shkak të statusit kohor. Piero Fassino, lideri i partisë kryesore të qendrës së majtë në atë kohë, tha se II Giornale kishte publikuar një transkript që përmbante disa vërejtje të bëra nga ai, para zgjedhjeve të vitit 2006 që sugjeronin se Fassino kishte bërë presion të palejuar në përpjekje që të marrë Bankën Nacionale të Livornos nga Unipol në vitin 2005.

Rasti MONDADORI- Gjykata Supreme në shtator kishte urdhëruar kompaninë e familjes së Berlusconit që të paguajë një gjobë prej 794 milionë euro për shkak të dënimit për një publikim të Mondadori’it. Rasti lidhet me betejën e vitit 1991 që Mondadori të kontrollonte Finivest dhe CIR e cila kishte gisht në një rast kriminal për të cilën në vitin 2007 Berlusconi dhe ish-avokati i tij ishin gjetur fajtor për ryshfet. Berlusconi privatisht mbante Fininvest’in dhe tashmë ka paguar një shumë për familjen De Bendetti e cila kishte kompanin CIR, e themeluar nga rivali i tij Carlo De Benedetti. Vendimi i shtatorit i mundësoi CIR që të kishte qasje në paratë të cilat ishin të ngrira duke pritur vendimin final. Fininvest kontrollon asete që kanë vlerë prej 5 miliardë euro, duke përfshirë edhe Mediaset. Ai ka mohuar çdo përfshirje keqdashëse në këtë rast.

Rasti TARANTINI- Prokurorët e qytetit jugor të Barit kanë akuzuar Berlusconin për “dhënie të dëshmisë së rreme” për paratë që ai kishte se i kishte paguar biznesmenit Gianpoalo Tarantini, gruas së tij dhe disa partnerëve politikë, për dëshminë e tyre në mënyrë që ata të heshtnin për rastet që ai kishte shfrytëzuar prostitutat. Tarantini është akuzuar se ka dërguar prostituta nëpër festat e mbajtura në vilat e Berlusconit në periferi të Milanit. Berlusconi mohon çdo përfshirje.

Rasti i blerjes së votave- Berlusconi është urdhëruar që të marrë pjesë në një gjykim për korrupsion, i akuzuar se ka dhënë ryshfet senatorëve që të ndërrojnë partitë në parlament, në mënyrë që të ndihmojnë që të rrëzojnë qeverinë e Romano Prodit. Prokurorët akuzojnë Berlusconin se ka paguar ish-senatorin Sergio De Gregorio me 3 milionë euro i cili vinte nga Partia e Vlerave pas zgjedhjeve të vitit 2006 në mënyrë që ai t’i bashkohej partisë së qendrës së djathtë. Qeveria e Prodit kolapsoi në vitin 2008. Berlusconi mohon akuzat.

Rasti Mediatrade- Në mars Gjykata Supreme vuri në fuqi vendimin për dënimin e Berlusconit për mashtrim me taksa për të drejtat e transmetimit Mediatrade nga grupi i tij mediatik Mediaset. Mediatrade është akuzuar për blerjen e të drejtat e filmit dhe të drejtat televizive me çmime të fryra në mënyrë që t’u shmangeshin afër 10 milionë eurove taksë në vitin 2004.