Të gjitha biletat shiten për 60 sekonda (FOTO)

Të gjitha biletat që ishin në dispozicion në uebfaqen e Ticketmaster, për meçin mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, janë shitur për 60 sekonda.

Sport

23/04/2015 22:06

Interesimi për të ndjekur meçin mes Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao është i jashtëzakonshëm.

E kjo konfirmohet nga lajmi se të gjitha biletat që ishin në dispozicion në uebfaqen e Ticketmaster janë shitur për 60 sekonda.

Edhe ato që kushtonin 7500 dollarë.

Andaj, ata që dëshirojnë të jenë në arenë, duhet të shkojnë tek opsionet e tjera ku biletat kushtojnë deri në 80 mijë dollarë.