Të gjitha arsyet pse gjatë pranverës duhet të provosh flokët në nuancë mjalti

Flokët bjondë, me nuance të mjaltit, janë tendenca e momentit dhe kemi disa propozime që janë të gjitha për t’u kopjuar!

Fun

30/04/2018 15:03

 

Flokët bjondë nuk kanë qenë asnjëehrë kaq të bukur, në të gjitha nuancat e saj, por sidomos të mjaltit.

Bëhet fjalë për një tonalitet të ngrohtë, më i bukuri për të ndriçuar fytyrën. Nga ana tjetër i qëndron shumë mirë stinës që jemi dhe asaj që do të vijë!

Përse ta provoni këtë ngjyrë?

1. Sepse do të dukeni si një kaliforniane e vërtetë
2. Me këtë ngjyrë, ondet do të duken shumë më të bukura.
3. Për t’i dhënë dritë portretit!
4. Për të rizbuluar bukurinë e ngjyrave natyrale
5. Për t’i dhënë edhe më shumë vlerë një prerje të shkurtër.
6. Për të nxjerrë në pah sytë me ngjyrë.
7. Për të krijuar një efekt tridimensional.