Të gjesh ekuilibrin: 3 sjelljet që ruajnë lidhjet e dashurisë

Cilat janë metodat më efektive që sigurojnë që një lidhje monogame të zgjasë? Ekzistojnë 3 sjellje që janë identifikuar si çelësi i një lidhjeje romantike.

Lifestyle

05/01/2016 00:00

Pranimi

Sjellja e parë mbrojtëse është të qenit të gatshëm të akomodojmë veprimet e partnerit sjellja e të cilit është pak lënduese. Kjo do të thotë se kur partneri yt sillet me ty një një mënyre që është e pasjellshme dhe lënduese, mund t’i ndihmosh lidhjes të zgjasë më shumë duke e shtypur dëshirën që t’a bësh të njëjtën gjë ndaj tyre, transmeton lajmi.net.

Kur vendos t’i lësh anash inatin dhe mërinë janë sjellje të cilat do të mbrojnë lidhjen tuaj më shumë se dëshira për “t’ia kthyer borxhin”.

Mbështetja

Sjellja e dytë mbrojtëse përfshin sigurimin e varësisë të përbashkët, gjë që mund të ndihmojë të dy partnerët të ndihen sikur kanë rëndësi për njëri-tjetrin. Disa nga këta shembuj të zakonshëm përfshijnë partner të cilët dalin vullnetarë për të bërë favore për tjetrin.

Një partner mund të lajë enët para partnerja të kuptojë se ishte “radha e saj”. Kur një partner hyn në lidhje duke u ndier inferior ndaj partnerit tjetër, këto masa shtesë të suportit kanë potencialin të vërtetojnë vendin që i takon atyre në lidhje, transmeton lajmi.net.

Përkushtimi               

Praktika e tretë e rekomanduar është të qenit të gatshëm t’i  rezistoni nxitjes që të devaluoni një partner i cili mund të pengojë qëllimet tuaja. Për shembull, mund të mos pajtoheni për vendin se ku do dilni, por gjithmonë shkoni në vendin e preferuar të partnerit.

Nëse shkoni me sugjerimin e partnerit tuaj, ju në fakt do të kompenzoni këtë model duke u fokusuar në anët pozitive të partnerit në vend se të fokusoheni në anët negative. Truri ynë është i krijuar të justifikojë sjelljet e këqija duke u fokusuar tek fuqitë dhe pozitivet e partnerit./lajmi.net