Të futesh në histori për një dështim epik!

Mohammadi puthi topin, e vendosi mbi kokë, e me një rrotullim 360-gradësh tentoi të performonte një teknikë saltoje klasike për rivënien anësore. Me përjashtimin, fatkeqësisht për të, se harroi pjesën më vendimtare të saj: të lëshonte topin nga duart!

Sport

21/06/2018 13:11

Ndaj, le ta themi njëherë e përgjithmonë se, kjo nuk është koha e përshtatshme për t’u përpjekur të lësh gjurmë, me diçka për të cilën nuk je praktikuar mirë më parë.

Kjo, sepse mund të rezultojë të bësh edhe një figurë qesharake. Pikërisht këtë duhej t’ia kishte thënë dikush më parë lojtarit të Iranit, Milad Mohammadi.

Një natë më parë, teksa Irani po ushtronte presion ndaj Spanjës në kërkim të atij barazimi që do t’i kishte vendosur në pozicion komod për të arritur kualifikimin në fazën e 1/8-ave, iranianët fituan një rivënie anësore.

Mohammadi, i cili kishte hyrë si zëvendësues, ishte ai që mori përsipër të kryente këtë rivënie anësore, ndaj dhe mori topin në duart e tij. Shokët e tij të kombëtares u rreshtuan në zonën e rreptësisë së spanjollëve në pritje të topit të gjatë, por ajo që ndodhi la thuajse gjysmën e botës të shtangur dhe të kapluar nga të qeshurat.

Mohammadi puthi topin, e vendosi mbi kokë, e me një rrotullim 360-gradësh tentoi të performonte një teknikë saltoje klasike për rivënien anësore. Me përjashtimin, fatkeqësisht për të, se harroi pjesën më vendimtare të saj: të lëshonte topin nga duart!

Ndaj, le ta themi njëherë e përgjithmonë se, kjo nuk është koha e përshtatshme për t’u përpjekur të lësh gjurmë, me diçka për të cilën nuk je praktikuar mirë më parë.

Kjo, sepse mund të rezultojë të bësh edhe një figurë qesharake. Pikërisht këtë duhej t’ia kishte thënë dikush më parë lojtarit të Iranit, Milad Mohammadi.

Një natë më parë, teksa Irani po ushtronte presion ndaj Spanjës në kërkim të atij barazimi që do t’i kishte vendosur në pozicion komod për të arritur kualifikimin në fazën e 1/8-ave, iranianët fituan një rivënie anësore, shkruan “TCH”.