Të famshmit shqiptarë që së shpejti do të bëhen prindër

Artistët tanë përcjellen me vëmendje të veçantë nga mediet.

ShowBiz

30/10/2018 11:32

Këngëtarët shqiptarë komentohen shumë edhe për jetën private, krahas asaj profesionale, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek jeta private, më së shumti vëmendje u jepet lidhjeve të artistëve tanë, qoftë me fytyra publike apo edhe të tjerët që nuk njihen në publik.

Lajmi.net sjell listën e të famshmëve shqiptarë, të cilët pritet që së shpejti të bëhen prindër.

Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami

Çifti Labinot Gashi dhe Qëndresa Bajrami tashmë kanë filluar të numërojnë ditët kur do ta kenë në prehër foshnjën e tyre të parë. Qëndresa është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritet që së shpejti të bëhet me një vajzë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Labi përmes rrjeteve sociale.

Mozzik dhe Loredana Zefi

Një tjetër çift i njohur në publik që pritet së shpejti të bëhen prindër janë edhe reperi Mozzik dhe e dashura e tij, Loredana Zefi. Ani pse çifti nuk kanë preferuar asnjëherë të flasin publikisht rreth shtatzënisë së Loredanës, kjo e fundit është në muajt e fundit të shtatzënisë. Dyshja kanë vendosur që këtë çështje ta mbajnë larg vëmendjes së medieve, andaj ende nuk e kanë zbuluar gjininë e fëmijës që po presin.

Gjiko dhe Elita Rudi

Edhe reperi i njohur Gjiko dhe bashkëshortja e tij, moderatorja Elita Rudi, të cilët dy muaj më parë i dhanë fund beqarisë po presin fëmijën e parë. Ashtu sikurse Mozzik dhe Loredana, edhe ky çift kanë preferuar ta mbajnë larg medieve këtë çështje.

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Një tjetër shtatzëni është konfirmuar së fundi në shoubiz. Bëhet fjalë për modelen dhe tanimë këngëtaren Almeda Abazin. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman ka pak ditë që kanë konfirmuar lajmin e shtatzënisë, madje për fansat ata zbuluan që fëmija i tyre i parë është i gjinisë mashkullore, shkruan lajmi.net.

Albatrit Muçiqi dhe Egzona Ibrahimi

Këngëtari Albatrit Muçiqi dhe bashkëshortja e tij, Egzona, për dallim prej çifteve të lartpërmendura po presin fëmijën e dytë. Egzona është në muajt e fundit të shtatzënisë, ndërsa lidhur me gjininë e foshnjës ata nuk kanë preferuar të flasin në publik. Për ndryshe, dyshja janë prindër të një vajze me emrin Amelia.

Milot Llalloshi dhe Erxhina Ismajli

Edhe bashkëshortja e këngëtarit Milot Llalloshi është në pritje të ëmbël. Këtë gjë çifti e konfirmuan tri ditë më parë, në urimin që Erxhina i bëri Milotit me rastin e ditëlindjes. Fëmija që po presin është i dyti për Milotin dhe Erxhinën, pasi kanë edhe një djalë, të cilin e kanë pagëzuar Priam.

Lyrical Son dhe Gresa Arifi

Një tjetër çift që po pritet të bëhen prindër sërish është edhe Lyrical Son dhe Gresa. Prive.al ditë më parë përmes burimeve njoftoi se reperi dhe bashkëshortja e tij po presin fëmijën e tyre të dytë. Por, ende nuk ka konfirmim nga Lyrical Son apo Gresa.

Nga kjo që shihet më lartë, kuptohet që janë shumë prej fytyrave publike që presin ta gëzojnë ndjenjën e të qenit prind për herë të parë, e disa prej tyre janë në pritje të fëmijëve të dytë.

Ani pse disa nuk kanë preferuar ta komentojnë në publik këtë çështje, të qenit fytyrë publike ia bën pothuajse të pamundur mbajtjen e fshehtë të lajmit të tillë, siç është shtatzënia. /Lajmi.net/

D.A