Të famshmit shqiptar që e ndoqën nga afër koncertin e Rita Orës

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, mbrëmë ka mbajtur një koncert në sheshin “Skëndërbej”, në Tiranë.

ShowBiz

04/06/2018 11:09

Rita kishte kënduar para mijëra qytetarëve, e cila ‘ndezi’ atmosferën teksa nuk munguan as brohoritjet për artisten e famshme, shkruan lajmi net.

Duke filluar nga këngët e saj e deri tek vallja e Rugovës që e ka improvizuar me “Black Widow”, Ora dukej e mahnitshme.

Padyshim që në mesin e shumë njerëzve të pranishëm ishin edhe fytyrat e njohura publike, të cilët e ndoqën nga afër koncertin.

Në rrjete sociale shumë nga ta kanë ndarë postime me ndjekësit, Anita Haradinaj dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një imazhi bën të ditur se ishin në vendin e ngjarjes, Jonida Maliqi po ashtu ishte pjesë e koncertit, producenti Ardit Gjebrea e së fundmi edhe artistja e madhe, Aurela Gaçe e cila ndau atmosferën e mrekullueshme me të tjerët.

Theksojmë se ky koncert është quajtur “Ora e Super Muzikës”, pasi në tre ditë rresht ka sjell zëra të fuqishëm si: Ermal Meta, Eugent Bushpepa dhe Rita Ora. /Lajmi.net/