Të famshmit që janë përballur me pikëllim të tmerrshëm

Kur i shikojmë yjet e Hollivudit, mendojmë se jeta i ka përkëdhelur që nga fëmijëria, pasi ata thjesht kanë lindur me yllin e fatit.

ShowBiz

28/05/2016 09:38

Mirëpo, nëse gjurmojmë pak në historinë e tyre do ta kuptojmë se kjo është vetëm një pamje e rremë dhe se në thelb gjendet diçka më e thellë dhe më intime.

Në këtë tekst ju mund të lexoni se cilat yje kanë pasur një fëmijëri të rëndë dhe se janë rritur pranë prindërve, të cilët kishin varësi të ndryshme.

Aktorja e famshme e Hollivudit, Halle Berry, është rritur pranë babait i cili ishte një alkoolist i rëndë, i cili vazhdimisht kishte maltretuar dhe abuzuar nënën dhe motrën e saj kur ato ishin tepër të vogla. Ato kishin shpëtuar kur ishin larguar nga shtëpia e babait të tyre.

Gjatë fëmijërisë së saj, më saktësisht në moshën 15-vjeçare, Charlize Theron ishte përballur me një tragjedi të madhe. Nëna e saj kishte qëlluar për vdekje me armë babanë e saj alkoolist, por ajo këtë e kishte bërë në vetëmbrojtje. Charlize kishte deklaruar për revistën “Vogue”, se vrasja e babait të saj ka qenë një traumë e madhe dhe ishte gdhendur thellë në shpirtin e saj si një tatuazh.

Aktorja e njohur Drew Barrymore ka deklaruar se kujtimi i parë për babanë e saj John Barrymore, ishte kur e kishte ngritur në ajër dhe e kishte hedhur për muri kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe.

Paramendojeni të keni një baba si këngëtarin Ozzy Osbourne. Për vajzën e tij Kelly, ai ishte jo vetëm një i varur nga droga dhe alkooli, por edhe një “princ i errësirës”, pasi vazhdimisht e kishte rrahur dhe maltretuar.

Mark Evans, babai i këngëtares së famshme Adele, në mënyrë të hapur ka folur për mediet britanike rreth varësisë së tij ndaj alkoolit. Mark ishte ndarë nga mamaja e Adele-s kur ajo ishte tepër e vogël dhe siç thotë ai, në atë kohë ishte në rrethin e tmerrshëm të alkoolizmit, që kishte ndikuar që ai t’i humbiste të gjitha kontaktet me gruan dhe fëmijën e tij, të cilët vazhdimisht i kishte abuzuar.