Të famshmit me telegrame ngushëllimi për reperin që u vra në Toronto

Reperi Smoke Dawg thuhet se u vra nga të shtënat në "Queen West".

ShowBiz

02/07/2018 11:43

Lajmin e kishte bërë të ditur, artisti dhe shoku i Smoke Dawg, Mustafa The Poet, i cili ka konfirmuar në rrjete sociale se 21 vjeçari kishte ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Vrasja e Smoke Dawg ka tronditur opinionin, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë shkruar emra të njohur nga bota e muzikës.

Reperi Drake dhe The Weeknd kanë shkruar mesazhe ngushëlluese me rastin e vrasjes së Smoke Dawg.

“Prehu në paqe vëlla, dhemb që dëgjoj këtë”, ka shkruar The Weeknd.

“Uroj që paqja të pastrojë qytetin tonë. Shumë talente dhe shumë storie që ne nuk do të kemi mundësinë t’i shohim”, shkruan ndër të tjera Drake.

Këtë javë, Smoke Dawg kishte publikuar këngën “Fountain Freestyle”. /Lajmi.net/