Të famshmet e dhunshme ndaj burrave të tyre (FOTO)

Kur është fjala për dhunën në familje, jo gjithmonë gratë janë viktima.

ShowBiz

26/05/2016 13:34

Rëndom jemi mësuar të dëgjojmë për burrat që i maltretojnë fizikisht gratë, mirëpo ka raste kur gratë fizikisht i mbrojnë të drejtat e tyre.

Këto janë të famshmet që kanë ndërmarrë një aktivitet të tillë.

5. Carmen Electra kacafytja 5 carmen-electraCarmen ia kishte gërvishtur krahun dhe grisur këmishën ish-burrit të saj, Dennis Rodman, gjatë një kacafytjeje që patën në vitin 1999.

4. Emma Roberts kacafytja 4 Emma RobertsGjatë një përleshjeje të dhunshme fizike në vitin 2013, Emma ia kishte përgjakur hundët Evan Petersit dhe e kishte “qerasur” atë me një seri kafshimesh që patën lënë gjurmë për një kohë.

3. Elin Nordegren kacafytja 3  Elin NordegrenThuhet se Tiger Woods ia kishte mbathur me të katrat për të shpëtuar nga kthetrat e Elinit, e cila e kishte sulmuar fizikisht dhe gërvishtur fytyrës kur e kishte zbuluar se ai kishte shkuar me një femër tjetër.

2. Brenda Harvey                                                                        kacafytja-2-Brenda-Harvey                                                            Në vitin 1988, Brenda i kishte dhënë një dajak të mirë ish-burrit të saj Lionel Richie, pasi e kishte zënë në vepër me një grua tjetër në një dhomë hoteli në Beverly Hills.

1. Kelly Brook  kacafytja 1 Kelly Brook

Kelly duket se nuk përton fare t’i qeras me shuplaka të dashurit e saj. Thuhet se dy ish të dashurit e saj, Danny Cipriani dhe eksperti i arteve luftarake, Jason Statham, si burra i kishin përballuar shuplakat e saj.