Të enjten faza e pestë e dezinsektimit në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten më 23 gusht, fillon faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës. Edhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarësh, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Lajme

22/08/2018 16:20

Dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, nëpër lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:

23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane;

24.08.2018: Dardani, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;

25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qendresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;

27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe

28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;

Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

Gjatë kohës së Dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu, duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për së paku një orë. Apelojmë tek shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij aktiviteti nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do të japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

Luten gjithashtu qytetarët që për çdo ankesë të telefonojnë në: 044-248-442 dhe 044 265-358./Lajmi.net/