‘Të dua përgjithmonë’, Beatrix Ramosaj ia shpreh haptas dashurinë këtij personi

Një nga mënyrat më të zakonshme për të shprehur dashurinë është edhe përmes rrjeteve sociale.

ShowBiz

09/10/2018 23:02

Këtë gjë e bëri edhe këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj e cila publikoi një fotografi pranë një personi të dashur, shkruan lajmi net.

Në këtë imazh Ramosaj shfaqet pranë fotografit të famshëm shqiptar, Endrit Mertiri ku thotë disa fjalë për të.

“Të dua përgjithmonë”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Ata kanë një miqësi mjaft të mirë me njëri-tjetrin ku edhe gjatë verës këngëtarja solli një imazh të nxehtë gjersa pozoi sipër tij.

Theksojmë që Mertiri renditet tek fotografët më të mirë shqiptar i cili deri më tani ka realizuar sete mjaft të veçanta. /Lajmi.net/