‘Të dua’, Flori Mumajesi bëri një dedikim prekës në natën e parë të ‘Këngës Magjike’

Sonte po mbahet nata e parë finale e festivalit "Kënga Magjike".

ShowBiz

05/12/2018 22:59

Ndonëse Flori Mumajesi do të performojë nesër në natën e dytë të këtij festivali ai në rrjete sociale postoi një fotografi teksa po merrte serum, shkruan lajmi.net.

“Kush na ka mallkuar?”, u shpreh këngëtari në videon e publikuar kurse në mbishkrim tha se do t’ia del deri nesër.

Megjithatë, sonte ai u pa në shkallët e “Pallatit të Kongreseve”, i cili po shoqërohej me artistë të mëdhenj të skenës, Aurela Gaçen, Rovena Dilon e Eli Farën.

Përveç kësaj, Flori u kap nga kamerat gjatë një performance të një këngëtareje të re kur i bëri një dedikim prekës nënës së tij, pasi në telefon kishte të shkruar, “Të Dua Mam”

“Plas”, titullohet kënga me të cilën Flori është pjesëmarrës në këtë festival. /Lajmi.net/