Të dielën mbahet ekspozita për ushqimin dhe korrupsionin – Lajmi.net
Të dielën mbahet ekspozita për ushqimin dhe korrupsionin
Autori: Lajmi.net EntertainmentKulturë/Arte 13:35, 25 February 2017
Si do të shijonte hamburgeri i përgatitur nga receta që përdor shënimet si: 919 raste korruptive, 386 arrestime si rezultat? Këtë mund ta kuptoni të dielen, më 26 shkurt, në ambientet e lokalit “Papirun”, në Prishtinë, ku do të prezantohet ekspozita/degustimi me 5-6 lloje të ushqimeve të përgatitura gjatë punëtorisë dy ditore “Data Cuisine”, të organizuar nga projekti anti-korrupsion i UNDP-së. Veçoria e këtyre ushqimeve është se të gjitha janë përgatitur nga receta që kanë përdorur shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend.

“Gjatë dy ditëve, 15 pjesëmarrës do të analizojnë shënimet dhe statistikat mbi korrupsionin në vend, dhe si rezultat, këto shënime do t’i transformojnë në receta sipas të cilave do të përgatitet ushqimi. Pra, në njëfarë mënyre, i bie që ju, jo vetëm që do t’i shihni këto statistika, por edhe do t’i shijoni ato” – shprehet zyrtari i projektit Anti-Korrupsion të UNDP-së, rreth këtij aktiviteti, transmeton lajmi.net

Qëllimi i “Punëtorisë/Kuzhinës Anti-Korrupsion” është që të tregojë se shënimet dhe statistikat janë më se të nevojshme në luftën kundër korrupsionit dhe se sa më shumë të dhëna duhet të hapen nga institucionet lokale dhe qëndrore. Shënimet nuk janë vetëm në letra, por kanë kuptim dhe shërbejnë për të informuar qytetarët.

Punëtoria udhëhiqet nga Dr. Susanne Jaschko, kuratore e artit bashkëkohor dhe Moritz Stefaner, artist vizuel dhe analist i të dhënave – pjesë e “Data Cuisine”. Punëtori nga “Data Cuisine” janë organizuar edhe në Helsinki, Boston, Barcelona, Bazel, Berlin, Leeuwarden, dhe Gembloux.

“Punëtoria/Kuzhina Anti-korrupsion” është iniciativë e projekti anti-korrupsion të UNDP-së (SAEK) dhe organizohet në bashkëpunim me “Data Cuisine Workshop” të drejtuar nga Moritz Stefaner dhe Dr. Susanne Jaschko. Projekti Anti-Korrupsion i UNDP-se (SAEK) mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC) dhe Agjencia Daneze për Zhvillim Ndërkombëtar (DANIDA). /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: ekspozitë, Korrupsioni, UNDP, Ushqim

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Bow Master