Të dielën bëhet ndërrimi i orës

Këtë të dielë do të bëhet ndërrimi i orës, pasi akrepat e saj do të shkojnë plotë 60 minuta përpara, ashtu siç bëhet çdo herë në të dielën e fundit të marsit.

Lifestyle

27/03/2015 21:41

Ndërrimi i orës do të bëhet në orën 02:00 të kësaj të diele, që do të thotë se duke filluar nga kjo e dielë në do të zgjohemi plotë një orë më herët për aktivitete të përditshme.

Ne do të jetojmë me këtë orë për plotë shtatë muaj, teksa ajo do të rikthehet përsëri ashtu siq ishte mes natës së 24 dhe 25 tetorit.

Ne tani kemi mundësi që ta shfrytëzojmë shumë më mirë ditën, pasi ajo do të jetë më e gjatë në krahasim me atë që është tani.