Të dhëna të reja për smartphone-in e përkulshëm

Të dhëna të reja dalin në rrjet për smartphone-in e parë “të përkulshëm” që ka firmën e Samsung, dhe mendohet të quhet Galaxy X.

Auto & Tek

22/11/2017 08:43

LetsGo Digital ka zbuluar në faqene kompanisë një faqe mbështetje për një produkt që ka për referim një kod të lidhur me pajisjen e shumë pritur të përkulshme nga kompania koreanojugore.

Ky element mendohet të ketë lidhje me daljen, ose të paktën parapamje e pajisjes që mund të jetë shumë afër. Mes rasteve mendohet ai i CES në Las Vegas, panairi i rëndësishëm i teknologjisë në fillim të janarit.

Zërat për Galaxy X tashmë qarkullojnë prej muajsh dhe 2018 mund të jetë viti i daljes së tij. Në shtator vetë kompania kishte bërë të ditur projektin për të nxjerrë brenda 2018 smartphone-in e saj të përkulshëm.