Të dashurat joshëse të futbollistëve shqiptarë që marrin vëmendje sa herë që bëjnë tifo

Nuk ka as dhjetë ditë që ka nisur ngjarja më e madhe sportive “Kupa e Botës – Rusia 2018” e cila për çdo katër vjet tërheqë vëmendjen e gjithë dashamirëve të sportit dhe mbështetësve të flaktë të kombëtareve pjesëmarrëse.

ShowBiz

23/06/2018 14:56

Kjo ngjarje si gjithmonë, ngjallë emocione tek të gjithë, ku edhe mbretëron një eufori e jashtëzakonshme feste. Ata që mbeten fokusi kryesor janë lojtarët, të cilëve iu është dhënë mundësia që të përfaqësojnë kombëtaret e tyre, shkruan lajmi.net.

Por aty ku ka lojë, ka edhe argëtim e vëmendje, e kjo e fundit jo gjithmonë u mbetet vetëm lojtarëve. Nuk janë të pakta rastet kur kryetemë në mediat rozë janë bërë edhe vet të dashurat apo gratë e futbollistëve të kombëtareve të ndryshme.

E meqë shtetet shqiptare nuk kanë arritur të bëhen pjesë e kësaj ngjarje të madhe që po zhvillohet në Rusi, të gjithë vëmendjen e kanë quar tek ata që hiç më larg se dje na e bënë zemrën mal.

Fjala është për yjet e futbollit, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli të cilët luajnë për Kombëtaren e Zvicrës në këtë kampionat.

Kohët e fundit vëmendjen ndaj tyre e kanë fokusuar edhe mediat rozë meqë disa nga ta u martuan e disa të tjerë jo rrallë herë përmenden për afera dashurie.

Të dashurat ose gratë e tyre, shpesh herë shihen në publik duke bërë tifo për njerëzit e zemrës e ka edhe të tilla momente kur edhe në sy të të gjithëve shkëmbejnë edhe puthje.

Kur flasim për gratë apo të dashurat e katërshes së famshme, dy nga ta gëzojnë një dashuri të lumtur dhe të shëndetshme e nga ana tjetër Xherdani dhe Blerimi përfliten vazhdimisht për aferat e dashurisë.

Granit Xhaka

https://www.instagram.com/p/BkXHmigACof/?hl=en?&taken-by=__ll.gx__

Mbrëmë në ndeshjen e zhvilluar në mes kombëtares së Serbisë dhe Kombëtares së Zvicrës, emocionet ishin të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët, në veçanti për bashkëshorten e Granitit, Leonitën.

Ajo para ndeshjes, ishte përgatitur plotësisht e cila përmes postimeve të publikuara në rrjete sociale bën të ditur se është mjaft krenare për të.

Leonita në shumë raste, ndjek nga afër ndeshjet e futbollistit e madje tifot për të nuk kanë të ndalur.

Duke qenë një nga çiftet më simpatike shqiptare, ata janë pothuajse gjithnjë pranë njëri-tjetrit dhe tejet të lumtur.

E kjo dëshmon edhe me përkrahjen e vazhdueshme që ajo ka për bashkëshortin, sidomos në raste të tilla siç ishte loja e mbrëmshme që na bëri krenarë të gjithëve me golin e tij, e nuk ka dyshim as për momentin kur Graniti bëri Shqiponjën.

Kujtojmë që dyshja janë martuar verën e kaluar, në një ceremoni private familjare.

XherdanShaqiri

XherdanShaqiri shkëlqen gjithnjë në fushat e blerta por siç duket në dashuri nuk është edhe aq i mirë.

Ai është më i rezervuar sa i përket jetës private, e që me vite kanë qarkulluar lajme të shumta për lidhjen me gazetaren seksi nga Shqipëria, Ilda Bejlerin.

Intervista e Ildës e realizuar para pak kohësh me futbollistin nga Kosova, bëri bujë të madhe aq shumë në media sa që të gjithë iu referuan si “intervista ekskluzive e bërë nga e dashura e Shaqirit”.

Megjithatë, ky relacion i tyre tashmë ka përfunduar e për Shaqirin mesa duket ende nuk është parë dikush gjersa bën tifo për të.

Valon Behrami

https://www.instagram.com/p/BkK0PH5hM_n/?hl=en?&taken-by=laragutofficial

https://www.instagram.com/p/BkXTc9oD89r/?hl=en?

Futbollisti shqiptar, Valon Behrami pas një lidhje prej 12 vjetësh është ndarë nga gruaja e tij, Elena Bonzanni.

Behrami dhe Elena kanë dy vajza, megjithatë nuk shkoi edhe aq gjatë kur futbollistit shqiptar ia rrëmbeu zemrën skitarja e njohur, Lara Gut.

Në romancën e sapo filluar, duket se çifti po kalojnë momente mjaft të lumtura ku edhe Lara qëndron gjithnjë prapa futbollistit Behrami.

Përmes rrjeteve sociale, Gut tregon se ndihet e bekuar me futbollistin shqiptar e cila po ashtu shijon nga afër ndeshjet e tij.

Në një foto të fundit të ndarë me ndjekësit, ajo shfaqet e lumtur pranë të dashurit teksa shkëmbejnë puthje dhe përqafime në publik.

Blerim Xhemajli

Futbollisti i njohur, Blerim Xhemajli është ndarë nga bashkëshortja, Erjona Sulejmani me të cilën ka edhe një djalë.

Erjona është bërë e njohur për botën e sportit, pasi ndiqte shpesh nga tribuna ndeshjet e Xhemailit, ku edhe ishte fokus i mediave.

Për herë të fundit, ajo ishte fotografuar me djalin në krahë në stadium teksa luante bashkëshorti i saj dhe madje për të kanë shkruar edhe mediat e huaja duke e cilësuar si “tifozja më seksi shqiptare”.

E nga ana tjetër, Blerimi në rrjete sociale është shumë aktiv dhe publikon imazhe të shumta me djalin e tij, të cilit nuk i ndahet për asnjë moment.

Aktualisht, nuk përflitet se ka të reja në jetën e Xhemailit gjersa po shijon suksese të mëdha në botën e futbollit.

Përveç këtyre, nuk duhet lënë anash as gratë më të bukura që mbajnë në krah djemtë e kombëtares kuq e zi, përfshirë gruan e Taulant Xhakës, Arbnora Nuredinin, bashkëshorten e Lorik Canës, Monikën, Gruaja e Andi Lilës, Ornela e shumë të tjera që janë në mbështetje të partnerëve gjithmonë.

Si përfundim, ata dinë çfarë të zgjedhin sepse kemi vënë re se pas një futbollisti fshihet një partnere e bukur dhe jo vetëm në pamje, e kjo bazuar në burrat e suksesshëm që ato kanë!/ Lajmi.net/

/ E.SH /