Të burgosurit i kushtojnë Kosovës rreth 50 mijë euro në ditë

Burgjet e Kosovës janë mbushur me të burgosur. 1,800 ka qenë shifra e të burgosurve dhe të paraburgosurve në nëntor të vitit të kaluar, të shpërndarë në të gjitha qendrat korrektuese në Kosovë. 

Lajme

18/01/2015 09:03

Nga ky numër i përgjithshëm i të burgosurve, 1,200 kanë qenë të dënuar, ndërsa 600 të tjerë të paraburgosur.

Gazeta Tribuna ka mësuar se institucionet kosovare shpenzojnë rreth 50 mijë euro në ditë për të burgosurit dhe ata në paraburgim.

“Kostoja ditore për një të burgosur është deri në 28 euro që i bie se rreth 50 mijë euro shpenzohet brenda ditës për , 800 persona që ndodhen në Qendrat Korrektuese”, kanë deklaruar për Gazetën Tribuna, zyrtarë të drejtorisë së burgjeve.