Të birin e ulur në gomë, e tërhoqi me veturë nëpër rrugën e mbuluar me borë

Policia në Hubei të Kinës, është duke bërë hetime për një baba, që e tërhoqi me veturë të birin e ulur mbi gomë, nëpër rrugën e mbuluar nga bora.

Fun

20/02/2019 15:49

E tëra që ata kishin dashur, ishte të kënaqeshin me borën që shumë rrallë bie në qytetin e tyre, por kjo gjë po del të jetë e rrezikshme për shëndetin e dhjetëvjeçarit, transmeton Telegrafi.

“Situata nuk ka dalë prej kontrollit, por fëmija u la jashtë çdo sigurie, ndërsa vetura vozitej me shpejtësi” thuhet në raportin policor.

Derisa e ka pranuar se gjithçka e bëri me vetëdije dhe pranoi fajin për çdo situatë, pritet që ai të mbrohet në liri.