Të bësh autoshkollë me Lamborghini

Ju duket e palogjikshme që makina mësimore e një autoshkolle të jetë një Lamborghini që kushton 300 mijë euro?

Fun

31/10/2018 11:53

Po oligarkët e pasanikët e Londrës, pse ta bëjnë kursin me makina të vjetra e të lira, kur s’kanë për t’u dhënë ndonjëherë? Është e logjikshme, apo jo?

Ky “Aventador” është parë në rrugët e Londrës, lyer me ngjyrë portokalli, si makinat e tjera mësimore, transmeton lajmi.net.

Dhe që të sigurohen të gjithë që me këtë lloj makine praktikohen vetëm oligarkët e pasanikët, çmimi i kursit është 22,000 euro.