Të bashkuar mund të arrijmë diçka

Xherdan Shaqiri thotë se vetëm nëse qëndrojnë të bashkuar, lojtarët e Zvicrës mund të arrijnë diçka në Botërorin e Brazilit. Helvetikët do të debutojnë sonte ndaj Ekuadorit.

Sport

15/06/2014 15:11

Xherdan Shaqiri ka bërë apel për unitet në grupin e Zvicrës, para sfidës që do të zhvillohet sot ndaj Ekuadorit.

Vetëm në këtë mënyrë, mesfushori kosovar mendon se Helvetikët mund të arrijnë suksese në Botërorin e Brazilit.

“Ne jemi Zvicra, një vend i vogël. Nuk jemi Franca, Spanja apo Brazili. Duhet të jemi të bashkuar dhe kompaktë, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë diçka të rëndësishme”, deklaroi 22 vjeçari, i cili pritet të jetë titullar në ndeshjen e cila do të fillojë nga ora 18:00, së bashku me Valon Behramin dhe Granit Xhakën, ndërkaq Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemajli mund të përfundojnë në bankinë.