Të bashkuar mund ta anëtarësojmë Kosovën në BE, NATO dhe OKB

Takimin në Bruksel, presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka komentuar edhe përmes një postimi në Facebook.

Lajme

24/06/2018 22:15

Thaçi ka thënë se ishte një takim i vështirë mirëpo i domosdoshëm për të tejkaluar konfliktet shekullore, përcjell lajmi.net.

“Me gjithë dallimet e mëdha, ne u pajtuam që t’i intensifikojmë takimet e përbashkëta në përpjekje për t’i zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjet e hapura ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Thaçi.

Tutje, ai ka thënë se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e plotë të raporteve Kosovë-Serbi është në interesin e dy vendeve, paqes dhe stabilitetit në rajon.