Të arrestuarit për thyerjen e xhamave të Kuvendit, aktivistë të Vetëvendosjes

Policia e Kosovës ka arrestuar sot pasdite tre persona si të dyshuar për sulmin me gurë në drejtim të objektit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast janë thyer dy xhama.

Lajme

21/03/2018 23:30

KALLXO.com merr vesh se të arrestuarit janë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje: I.F., P.D. dhe E.Sh.

Këta tre aktivistë ishin pjesë e një grupi më të madh të aktivistëve që ishin arrestuar edhe në janar të vitit 2015.

KALLXO.com raportoi sot për sulmin kundër objektit të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast janë thyer dy xhama.