Të arrestuarit e “Mehmet Akif” po mbahen në Qendrën e Policisë Kufitare

Përfaqësuesi i kolegjit “Mehmet Akif”, Alush Ergini ka bërë të ditur për klankosova.tv se pesë zyrtarët e arrestuar të këtij institucioni janë duke u mbajtur në ndalim ne Qendrën e Policisë Kufitare.

Lajme

29/03/2018 11:07

Ergini ishte prezent kur është arrestuar Drejtori Gjeneral i “Mehmet Akif”, Mustafa Erden, në afërsi të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

“Arrestimi ishte i befasishëm. Nuk ka pasur mundësi komunikimi dhe nuk është bërë e ditur arsyeja e arrestimit” ka thënë Ergini.

Mëngjesin e së enjtes në mënyrë të befasishme janë arrestuar Drejtori Gjeneral i “Mehmet Akif”, Mustafa Erden dhe zëvendësdrejtori Yusuf Karabima.

Veç udhëheqësve të këtij institucioni në këtë aksion policor janë arrestuar edhe dy profesorë Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan si dhe Drejtori i Kolegjit në Gjilan, Kahraman Demirez.