A do të anëtarësohet Kosova në NATO para vitit 2022? (Video)

Kosova është larg anëtarësimit në NATO. Nëse institucionet arrijnë që gjatë këtij viti ta bindin Listën Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës të votojë pro ushtrisë, atëherë nga njohës të rrethanave të sigurisë në vend, vlerësohet se Kosova mund të jetë pjesë e NATO-s, veç ndërmjet viteve 2022-2025.

Lajme

29/05/2016 22:45

Edhe pse vendi po përgatitet që të jetë pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe në Kuadër ta NATO-s. Kjo pasi që Kongresi Amerikan i ka bërë thirrje Ambasadës Amerikane në Kosovë që të punojë në këtë drejtim.

Burim Ramadani, ekspert i çështjeve të sigurisë ka thënë se kjo është faza e parë dhe themelore e afrimit të një shteti me NATO-n, madje edhe nëse nuk synon anëtarësimin, njofton gazetatribuna.

Më tutje, sipas tij, Kosova duhet të kërkojë mundësinë e akreditimit të përfaqësuesve të saj në selinë e NATO-s.

Madje ai thotë se janë të domosdoshme reforma institucionale për përafrim me NATO-n.

YouTube player