Të akuzuarit në rastin e “Kumanovës” bojkotojnë seancën

Të akuzuarit në rastin e“Kumanovës” lëshuan sot sallën e Gjykatës duke bojkotuar procesin gjyqësor me pretendimin se ata nuk i besojnë më trupit gjykues dhe nuk kanë më asnjë arsye për të qëndruar në seance, pasi nuk kanë dhe se çfarë të dëgjojnë më nga ata.

Lajme

29/05/2017 12:46

Avokatët e tyre më herët kishin kërkuar që trupi gjykues së bashku me prokurorët e çështjes të zëvendësoheshin, por kjo kërkesë e tyre nuk është marrë parasysh dhe për këtë arsye ata sot kanë bojkotuar seancën e radhës.

Valdet Zekaj, njëri nga të akuzuarit, i tha gjykatëses Verka Petkovska se ajo është përgjegjësja kryesore e situatës së krijuar duke mos pranuar dëshmitarët e rinj dhe po pengon që e vërteta të dalë në shesh. Ai madje shtoi se me këta gjykatës dhe prokurorë, ka shumë gjasa që të ndodhë një “Kumanovë” e dytë.