Të afërimit e viktimave në Munih, mbërrijnë në Kosovë (Foto)

Familjarët e tre viktimave që humbën jetën nga sulmi i të premtes në Munih të Gjermanisë, janë mbledhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” , për të marrë trupat e më të dashurve të tyre.

Lajme

25/07/2016 11:25

Sipas burimeve të Indeksonline, aeroplani me familjarë ka arritur në aeroport në ora 10:06, derisa trupat e pajetë do të vijnë në ora 24. Kujtojmë se të vrarët janë Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja.

Të afërmit e viktimave janë pritur në aeroport nga familjarët e tyre që jetojnë në Kosovë, derisa nuk mund të ndalin lotët dhe lutjet për fëmijët, trupat e të cilëve do t’i marrin sonte në mesnatë.

13835459-10209881230697453-1697415267-o 13632601-10209881230577450-1053124529-o 13646737-10209881230457447-625034012-o 13838477-10209881285658827-372867591-o 13843379-10209881285298818-422302798-o