Tayna ‘ndezi’ publikun shqiptar gjatë gjithë verës! E dëshmojnë këto video

Reperja nga Prizreni, Tayna ka qenë fenomeni i këtij viti.

ShowBiz

23/10/2018 20:39

Ajo hyri furishëm në tregun muzikor me bashkëpunimin që bëri me reperin shqiptar, Don Phenom “Columbiana”, shkruan lajmi.net

E më pas ajo nuk u ndalë me kaq! Pas ‘Columbiana’, publikoi edhe tri projekte të tjera “Shqipe”, “Fake” dhe këtë të fundit “Doruntina”, që rezultuan me suksese të mëdha.

Kështu artistja e njohur ndau disa video në Instagram ku solli disa momente të veçanta të koncerteve të saj.

Duket se në çdo vend Tayna ‘ndezi’ publikun me performancat e mahnitshme dhe zërin karakteristik që ka.

“Asnjë fjalë nuk nevoitet, Dashuri”, shkruan përkrah videove.

Për një kohë të shkurtër ka arritur të bëhet njëra nga këngëtaret më të suksesshme dhe mjaft të pëlqyera nga fansat.

Klikimet në kanalin, Youtube gjithashtu janë ato që e karakterizojnë artisten Shala. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpSPpqnAFpe/?hl=en&taken-by=tayna