Tayna hapave të Era Istrefit! E pret suksesi ndërkombëtar

Rep-artistja Tayna suksesin në Kosovë tashmë e ka arritur.

ShowBiz

18/10/2018 11:57

Tayna, që nga fillimet e para të karrierës u prit me duartrokitje nga publiku shqiptar por si duket synimet e saj janë akoma më të larta, shkruan lajmi.net

Suksesi ndërkombëtar është synimi tjetër i saj dhe duket se edhe kjo dëshirë hap pas hapi po i bëhet realitet.

Ishte menaxheri i reperes prizrenase Rinor Hykolli ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram që lë të kuptohet se rep-artistja do të nënshkruajë kontratë me Sony Ultra Music.

Në këtë formë, ajo do t’i bashkohej labelit që i përket edhe këngëtarja jonë me famë botërore, Era Istrefi dhe suksesi i saj ndërkombëtar mund të jetë i garantuar./Lajmi.net/