Tayna arrin edhe një tjetër sukses

Reperes Tayna nuk po i ndalen sukseset.

ShowBiz

20/02/2019 15:42

Rep-artistja shqiptare, Tayna nuk e ka ndërmend që t’i ndalë sukseset, shkruan lajmi.net.

Tayna para katër ditësh e ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Ring, Ring” dhe kënga ka arritur t’i mbledh më shumë se 1 milion klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Muzika e këngës në fjalë është punuar si nga Cricket Music në Friends Entertainment ndërsa videoklipi është realizuar nga regjisori, Valon Aziri.

Kjo nuk është hera e parë që Tayna ka arritur sukses me projekte muzikore, pasi kënga e saj “Columbiana” nëpërmjet të cilës edhe u bë e njohur sot ka rreth 35 milionë klikime në Youtube./Lajmi.net/

YouTube player