Taylor Swift rikthehet në tapetin e kuq, duket mbresëlënëse

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve "Billboard Music Awards".

ShowBiz

21/05/2018 11:40

Të pranishëm në këtë event ishin shumë prej emrave të njohur nga bota e artit, shkruan lajmi.net.

E nuk kishte si të mungonte edhe ylli Taylor Swift, e cila i kishte munguar ceremonive të tilla për më shumë se dy vite.

Ajo kishte veshur një fustan pink të lehtë, të hapur tek këmba, paraqitje kjo që u vlerësua pozitivisht.

Kujtojmë që Swift është kthyer me dy trofe nga “BMA”, Top Female Artist dhe Top Selling Album. /Lajmi.net/