Taylor Swift në pushime me të dashurin

Këngëtarja kishte veshur një palë bikini, ngjyrat e të cilave simbolizonin flamurin.

ShowBiz

06/07/2018 23:21

Ajo dhe i dashuri i saj, Joe Alwyn po kënaqëshin në tTurks dhe Caicos, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Taylor Swift është në lidhje me aktorin britanik, Joe Alwyn, që të dy po shijonin pushimet luksoze në Turks dhe Caicos, të mërkuren.

Çifti kaluan Ditën e Pavarësisë me njëri-tjetrin, duke shijuar plazhin, derisa princesha e popit, 28 vjeçarja, Swift simbolizoi flamurin e Amerikës me ngjyrat e bikinit, e kuqe, blu dhe e bardhë.

Ky ishte pushimi i merituar për këngëtaren, pas turneut të suksesshëm, “Reputation”. /Lajmi.net/