Taylor Swift mahnitëse në performancën e fundit

Taylor Swift është një nga emrat më të suksesshëm në industrinë e muzikës.

ShowBiz

28/05/2018 13:59

Këngëtarja së fundi ka performuar në Swansea, ku u shfaq më joshëse se asnjëherë më parë, shkruan lajmi.net.

28 vjeçarja kishte veshur një kostum të zi, me të cilin kishte vënë në pah këmbët seksi dhe ishte plot energji në skenë.

Këngëtarja ishte siguruar që të gjithë t’i drejtonin sytë me paraqitjen e saj “të nxehë” teksa këndonte disa prej hiteve të saj.

“Delicate” titullohet projekti i fundit nga Taylor Swift, këngë e cila u publikua dy muaj më parë dhe mori mbi 173 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/