Taylor Swift befason fansat në koncert, fton në skenë këngëtarin e njohur

Taylor Swift mbajti koncertin e dytë në Wembley.

ShowBiz

24/06/2018 09:00

Ajo ka filluar turneun e saj të ri “Reputation” në Londër, këtë të premte, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja ka lënë pa fjalë fansat e saj kur paraqiti në skenë mysafirin e saj të veçantë, Robbie Williams, të shtunën mbrëma.

28 vjeçarja ftoi në skenë ikonën e pop-it, para turmës që ishin mbledhur për të dëgjuar nga afër këngët e saj.

Williams u prit me duartrokitje nga fansat, ndërsa kishte veshur në bluzë me mbishkrimin “Taylor Swift”. /Lajmi.net/