Taylor Swift, bamirësja e vitit

Taylor Swift e ka fituar titullin e yllit më bamirës të vitit 2013. Për të dytin vit me radhë, këngëtarja amerikane është në krye të renditjes ‘Celebs Gone Good’, të zgjedhur nga DoSomething.org, falë pjesëmarrjes së saj në ‘Winter White Gala’ të Londrës, e organizuar për të rinjtë e pastrehë dhe dhurimin e saj bujar…

ShowBiz

27/12/2013 16:00

Taylor Swift e ka fituar titullin e yllit më bamirës të vitit 2013. Për të dytin vit me radhë, këngëtarja amerikane është në krye të renditjes ‘Celebs Gone Good’, të zgjedhur nga DoSomething.org, falë pjesëmarrjes së saj në ‘Winter White Gala’ të Londrës, e organizuar për të rinjtë e pastrehë dhe dhurimin e saj bujar prej 73 mijë eurosh për ‘Nashville Symphony’.

Në renditje, ylli i ‘country’ ndiqet nga bendi i djemve të ‘One Direction’, i formuar nga Niall Horan, Zayn Malik, Liam Payne, Harry Styles e Louis Tomlinson.

Në fakt, në vitin 2013, Styles e Tomlinson kanë siguruar mbi 581 mijë euro, në luftën kundër kancerit. Anëtarët e këtij bendi kanë shkuar në Ganë, për ta ndihmuar asociacionin bamirës, Comic Relief.

Në pozitën e tretë është renditur Beyoncé Knowles, falë kontributit të çmueshëm për ‘Goodwill’ e ‘Chime for Change’, ndërsa në pozitën e katërt u rendit aktori i pafat, Paul Walker, i cili ndërroi jetë javë më parë.

Aktori i ‘Fast & Furious’, tragjikisht ndërroi jetë në një aksident trafiku muajin e kaluar, ndërsa kishte marrë pjesë në fondacionin ‘Reach Out Worldwide’, organizatë jo-profitabile, e cila përfshin hapësirat e goditura nga dizastret natyrore.

Renditjen e pasojnë ‘Macklemore & Ryan Lewis’, që në hitin e tyre ‘Same Love’, e ka hapur një dialog rreth bashkëshortësisë ndërmjet ‘gay’. Për ta mbyllur Top 10, shohim yje si Sandra Bullock, Kerry Washington, Ian Somerhalder, Ryan Seacrest e Carrie Underwood.

Në renditjen e publikuar nga DoSomething.org, bëjnë vend edhe emrat e Jennifer Lawrence, Alicia Keys, Bryan Cranston & Aaron Paul, Miley Cyrus, Demi Lovato, Blake Shelton, Mindy Kaling, Kevin Durant, Kendrick Lamar e Justin Bieber.