Taulant Xhaka me zemër e uron Përfaqësuesen e Kosovës (FOTO)

Mesfushori i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, nuk e harron Kosovën.

Sport

12/11/2016 15:18

Edhe pse sonte zhvillon ndeshjen me Izraelin, Xhaka e ka mendjen edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, që nga ora 18:00 përballet me Turqinë.

Xhaka në Facebook, e ka uruar me zemër Kosovën në ndeshjen me Turqinë, duke i bashkangjitur këtij postimi edhe një fotografi të ndeshjes vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.