Tatuazhi shkruan ‘jam mirë’, por shikoni çfarë fshihet pas këtij tatuazhi (FOTO)

Në vitin 2014, Bekah Miles, 20 vjeçare, ishte diagnostifikuar me depresion.

Bota

25/02/2016 09:36

 

Ajo kishte filluar të ketë probleme me emocionet e saja dhe me vet-nderimin, raporton lajmi.net.

Ajo ndihej se kishte rënë në kurth.

“Njëherë, gjatë mësimit, profesoresha kishte filluar të flet për problemet e saj dhe se si ishte ballafaquar me sëmundje mendore.

Duke i dëgjuar fjalët e saj më kishte bërë të kuptoj që edhe përse dokesh se je personi më i lumtur, më inteligjent në botë, çdo njeri ka probleme”, kishte thënë Bekah për BuzzFeed, transmeton lajmi.net.

E inspiruar nga historia e profesoreshës, Miles kishte filluar të bëjë një ndryshim të madh në jetë.

Ajo e kishte bërë një tatuazh edhe e kishte bërë një postim në Facebook i cili kishte bërë bujë mediatike.

Sidoqoftë, më interesantja rreth tatuazhit të saj është se shkruan ‘Jam në rregull’ nga shumica e këndeve, mirëpo nëse shikohet nga një kënd i caktuar, ai tatuazh lexohet “Më shpëto”, transmeton lajmi.net.

Tatuazhi është simbol i fuqishëm i cili përfaqëson luftën e atyre që vuajnë nga depresioni. /lajmi.net