Tatuazh për largimin e Moyesit

Në pamundësi për ta shfaqur opinionin në media, radio, televizione apo debate, një tifoz i Manchester Unitedit e ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta shfaqur frustrimin e tij në menaxherin David Moyes. Tifozi, i cili ka dashur të mbetet anonim, nuk është fans i Moyes dhe dëshiron që ish trajneri i Evertonit të…

Sport

27/02/2014 14:30

Në pamundësi për ta shfaqur opinionin në media, radio, televizione apo debate, një tifoz i Manchester Unitedit e ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta shfaqur frustrimin e tij në menaxherin David Moyes.

Tifozi, i cili ka dashur të mbetet anonim, nuk është fans i Moyes dhe dëshiron që ish trajneri i Evertonit të shkarkohet nga klubi i Old Traffordit sa më shpejtë të jetë e mundur.

Për t’i bindur njerëzit se është serioz me kërkesën e tij, ai e ka bërë një tatuazh në pjesën e prapme të trupit, duke shkruar ‘Moyes out’ (Moyes jashtë).

Kjo fotografi është postuar në rrjetin social Twitter, pas humbjes së turpshme të ‘Djajve të Kuq’ nga Olympiakosi, në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Ky rezultat e ka lëkundur karrigen e Moyes dhe nuk dihet nëse ai do ta përfundojë sezonin në bankinën e Unitedit. Moyes është pasardhës i Sir Alex Fergusonit, por nuk po arrin assesi ta gjejë formulën e suksesit me gjigantin anglez.