Tasholli: Serbia e konsideron Rusinë ndihmesë në raport me Kosovën

Analisti politik Ismail Tasholli ka thënë se Serbia gjithnjë e ka konsideruar Rusinë ndihmesë në vendimmarrjet në raport me çështjen e Kosovës.

Lajme

17/01/2019 21:58

Derisa ka komentuar vizitën e Vladimir Putin në Beograd, Ismail Tasholli në Zona e Debatit ka vlerësuar se qasja e Rusisë në raport me procesin e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë, është lojë politike e Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

”Tendenca e Serbisë gjithmonë ka qenë për ta involvuar Rusinë në vendimmarrje për Kosovën. E ka konsideruar si lloj ndihmese në raport me Kosovën”.

”Loja politike e Aleksandar Vuçiqit gjithmonë ka qenë që ta kenë pranë Rusinë në cdo hapë politik. E a do të anashkalohet Rusia në marrëveshjen e Kosovës me Serbinë nuk e di”.

”Kjo është tendencë që gjithmonë do ta provojë Serbia që lojtarë kyç ta fus Rusinë që në çdo lloj dialogu të veprojë ndryshe”.

”Më tej analisti Ismail Tasholli konsideron se me diplomacia e Rusisë në çështjen e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ka qëllim të luajë rolin sikurse në negociatat e tjera, njofton Klan Kosova”.

”Duhet ta kemi të qartë se Rusia dëshiron që me pëlqimin e Serbisë ta luajë rolin e saj në negociatat e fundit sic ka luajtur rol në negociatat e tjera edhe kur nuk ka marr pjesë”.

”Dyshoj në atë duke pasur parasysh strategjitë dhe interesat e Rusisë. Rusët kanë investuar në format e tjera që sado pak ta minojnë fuqinë e Bashkimit Europian”.

”Nuk e di se sa është i sinqertë angazhimi i Rusisë, dyshoj në atë gjë. Ajo ka qenë edhe pikësynimi i shtetit serb pasi që i përcjellim në vazhdimësi deklaratat e tyre ata e kanë relativizuar dhe janë deklaruar se çështja e Kosovës nuk është kryer”.

”Mbi këtë parim, ata do të provojnë të ridimensionojnë duke pretenduar se nuk është kryer”.

”Nuk e di sa Rusia do të luajë rol konstruktiv në krejt këtë dialogun që do të ndodhë. Ndoshta është edhe një sinjal tjetër që nuk duhet të jemi tërësisht pesimist në atë se cka po ndodhë”.